KUKES- Pas debateve të ditëve të fundit mes Shqipërisë e Kosovës, kryeministri Rama dhe presidenti Hashim Thaçi zhvillojnë një tjetër takim sëbashku, këtë herë përmes një dreke informale. Ndërsa më herët ishte deklaruar se takimi do të zhvillohej në Prizren, mesditën e sotme vendtakimi është zhvendosur për në Prishtinë.

Kamera e ‘News24’ ka fokusuar eskortën e kryeministrit ndërsa kalonte në pikën kufitare të Morinës, ku pritej nga autoritetet e dy vendeve, mes të cilëve edhe ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi e forca të shumta policie.

Pamjet në pikën kufitare janë fokusuar rreth orës 14:30, ndërsa rreth orës 16:00 mediat në Kosovë kanë publikuar pamjet e mbërritjes së kryeministrit Rama në hotelin “Swiss Diamond” në qendër të Prishtinës. Në qendër të diskutimeve mes dy palëve pritet të jetë veçanërisht polemikat pas vizitës së kryeministrit Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: