Real Madrid nuk njeh rivalë. Skuadra spanjolle është shpallur kampione e Botës për klube për herë të tretë radhazi dhe të katërtën në histori.

Kampionët në fuqi të Europës në nivel klubesh treguan forcën dhe egon prej stofi të lartë duke shpartalluar në shirat 4-1 skuadrën arabe të Al Ain. Golat për ekipin e drejtuar nga Santiago Solari mbajnë firmat e kroatit Luka Modriç, Lorente dhe Ramos, ndërsa në minutat shtesë kundërshtarët  ‘ngatërruan’ kuadratin duke shënuar në portën e tyre.

Me këtë fitore, Real  Madrid ka arsye të fortë të festojë pasi ka sfiduar edhe Barcelonën, e cila ka fituar 3 herë në këtë kompeticion, por tashmë  rivalët e tyre shohin drejt të ardhmes me një krenari të shtuar.

(n.m/BlkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb