Disa shtete në Shtetet e Bashkuara po përgatiten për më shumë reshje të borës dhe temperatura më të ulëta, përderisa në lindje të vendit miliona persona u evakuuan dhe pesë persona vdiqën si pasojë e stuhive dimërore.

Stuhia e fundit pritet të mbërthejë mbarë vendin gjatë kësaj jave, duke sjell erëra nga Arktiku në rajonet veriore dhe duke bërë që parashikuesit e motit të paralajmërojnë për mot të ftohtë nga Kalifornia e deri në Mejn.

“Një stuhi e fuqishme e Arktikut zbret në jug nga Kanadaja dhe paralajmëron ardhjen e temperaturave më të ftohta deri më tani në këtë sezon në veri, që do të zbresin në zero”, tha Shërbimi Kombëtar i Motit.

Ky paralajmërim vjen pasi disa stuhi të fuqishme shkaktuan tornado në jug, vërshime të rrezikshme në lindje dhe erëra të fuqishme në pjesë të tjera të SHBA-së, duke shkaktuar pengesa në fluturime dhe duke detyruar disa guvernatorë që të shpallin gjendje të jashtëzakonshme në shtetet e tyre.

Mbi 400.000 banorë kanë mbetur pa energji elektrike të mërkurën, përfshirë 140.000 në Nju Jork.
Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar se do të ketë reshje të mëdha të borës dhe erëra deri në 96 kilometra në orë në verilindje të shtetit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Shkencëtarët kanë thënë se njerëzimi po vazhdon ta ngrohë planetin duke djegur lëndë fosile dhe temperaturat në botë do të bëhen gjithnjë e më shumë të paparashikueshme./REL

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb