Policia e Shtetit njofton se është kryer një operacion i radhës riatdhesimi për kthim vullnetar të shqiptarëve nga Franca.

110 shqiptarë janë kthyer vullnetarisht nga Metz në Francë pasi kishin shkuar ilegalisht dhe nuk përfituan azil.

Policia për më tepër thotë se qytetarët shqiptarë nuk duhet të shpenzojnë para për të kërkuar azil pasi shanset janë zero pasi Shqipëria është vend i sigurt.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Rinas

 

Vijojnë operacionet e riatdhesimit dhe të kthimit vullnetar të shtetasve shqiptarë që kanë kërkuar azil në vendet e BE-së.

 

Mbasditen e somte, në Rinas, u riatdhesuan nga Metz, Francë, me charter, 110 shtetas shqiptarë, me qëndrim të paligjshëm në Francë dhe në zonën Schengen, të cilët u kthyen vullnetarisht.

 

Operacionet e riatdhesimit u realizuan në bashkëpunim me Frontex-in dhe Zyrën Franceze për Emigracionin.

 

Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në një nga vendet e zonës Schengen, që të mos bëjnë asnjë përpjekje për të aplikuar për azil dhe të mos bëjnë asnjë shpenzim duke paguar ata që duan të përfitojnë duke i mashtruar se do t’u sigurojnë azil, pasi rezultati në të dyja rastet do të jetë negativ.

 

Shqipëria është një vend i sigurt dhe shanset për të marrë azil janë zero.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët, do vijojë operacionet e riatdhesimit

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb