Bayern Munchen është rikthyer te fitoret në Bundesligë, madje e bën këtë gjë ndaj një kundërshtari si Bayer Leverkusen dhe me shifrat 4-0.

Vendasit do merrnin avantazhin shumë shpejt, që në minutën e dytë. Gjuajtja e Sane do përfundonte pas shpinës së Hradeckyt, në një aksion model.Bavarezët do kalonin ndeshjen në shinat e duhura në minutën e 17-të, pasi Musiala dyfishoi. Brenda pjesës së parë, edhe Sadio Mane la gjurmën e tij.

Ekipi i Nagelsmann dominoi totalisht fraksionin e parë, duke mbajtur topin në më shumë se 65%. “Aspirinat” e patën të vështirë të reagojnë, teksa provuan vetëm me anë të disa kundërsulmeve sporadike.Pjesa e dytë nuk do sillte asgjë tjetër përveç një goli të Muller.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: