-Këto pamje janë shkëputur nga telekamerat e sigurisë, të cilat bënë të mundur kapjen e gruas dhe shpëtimin e të voglit

-Arrestohet 22-vjecarja maqedonase

Janë pamje të rënda që cdo prind ndihet keq kur i sheh. Një grua teksa ikën fshehurazi me fëmijën e dikujt tjetër. Ua vodhi.
Ngjarja u shënua në Pisa, bën të ditur policia e këtij rajoni, ndërsa në pranga ka rënë një grua maqedonase, 22 vjeç, nën akuzën e rrëmbimit të personave me dhunë.

Maqedonasja mori fëmijën e një çifti rumun që sapo ishin kthyer nga Rumania dhe flinin përtokë në zonën e stacionit të trenit. Ka qenë babai i vogëlushit që u zgjua nga gjumi dhe zbuloi se i vogli nuk ishte më aty, dhe për këtë arsye kërkoi ndihmën e policisë. Nga telekamerat e sigurisë u zbulua një femër që në orën 02:00 të natës iu afrua çiftit dhe u mori karrocën me fëmijën brenda. Policia mundi të identifikojë përmes pamjeve gruan, dhe e gjeti sëbashku me vogëlushin në një apartament në qendër të qytezës. Maqedonasja u arrestua, por ende nuk dihet arsyeja e rrëmbimit të vogëlushit.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: