DARDHË

Reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme të shumta në të gjitha zonat e thella të vendit, por pjesë e këtij shqetësimi janë bërë edhe zonat turistike.

Raportohet se rruga që të çon drejt Dardhës turistike në Korçë është bllokuar si pasojë e shkarjes së masivit të borës. Kjo situatë ka ndërprerë lëvizjen në këtë aks.

Ndërkohë siç njofton ARRSH-ja, në aksin Maliq-Kapshticë dhe Tepelenë-Kakavijë qarkullimi duhet të bëhet me patjetër me zinxhirë.

Gazetarja e “BalkanWeb”, Lorena Kodra raporton nga Dardha se në aksin rrugor që të çon drejt  zonës turistike ka shkarje të madhe dëbore në tre vende. Sakaq, shkarja më masive ka ndodhur tek “Muri i Musait” dhe vendin e quajtur ” Gryka”, ndërkohë po punohet me mjetet borëpastruese për të hapur rrugën e fshatit turistik.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb