Ashtu si të gjithë tifozët tjerë, edhe ata të Uellsit nuk kanë kaluar aspak mirë në Beograd.
Kombëtarja e Uellsit ishte në kryeqytetin serb për të zhvilluar ndeshjen kualifikuese për ‘Rusia 2018’ në kuadër të Grupit D ndaj Serbisë.

Por në momentin e golit të mysafirëve të realizuar nga Aaron Ramsey, është dashur të ndërhynte policia për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Goli i mesfushorit të Arsenalit ishte si një katalizator për shfaqjen e dhunës nga tifozët vendas, ndërsa në stadium u përhap frika për një konfrontim masiv.

Tifozët serbë ua kanë rrëmbyer flamujt dhe simbolet mysafirëve uellsianë, ndërsa janë shkëmbyer edhe goditje ndërmjet dy palëve, shkruan tg.

Ka qenë pikërisht në këtë stadium në Beograd (asokohe quhej stadiumi i Yllit të Kuq), kur legjenda çeke, Antonin Panenka, shënoi penalltinë fituese në ‘Euro 1976’ kundër Gjermanisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: