Ndryshe nga Champions League, në Serie A, Atalanta është një realitet i bukur, një ekip që zhvillon një futboll të bukur sulmues dhe tashmë pas javës së 9-të e sheh veten në vendin e 3-të në kuotën e 20-të pikëve, 3 më pak se Juventusi kryesues.
Përballë Udineses siguruan një fitore të çmendur në shifrat 7-1. Çuditërisht e panë vetën në dizavantazh në minutën e 12-të pas golit të shënuar nga Okaka ndërsa pjesa tjetër e ndeshjes ishte një histori me një portë. Ilicic, Muriel dhe sërish Ilicic realizuan 3 gola brenda pjesës së parë duke përmbysur rezultatin. Në fraksionin e dytë Muriel realizoi dhe 2 gola të tjerë ndërsa Pasalic dhe Traore sigluan shifrat në 7-1.
Atalanta përfitoi në maksimum nga kjo javë ku të gjithë ekipet kryesuese ngecën, ashtu si Napoli, në një barazim 1-1 në transfertë përballë Spal. Ekipi i C.Ancelottit kaloi në avantazh në minutën e 9-të me Milik por Kurtic barazoi shifrat 7-të minuta më pas.
(BalkanWeb)