Një aksident spektakolar ka ndodhur në autostradën 29 në Palmetto, Georgia, duke shkaktuar frikë dhe panik. Një kamion ndaloi mbi shina dhe u godit në lëvizje të plotë nga një tren që kalonte.

Sipas autorit të videos, fajin e ka një pengesë që nuk funksionon, duke bllokuar kalimin.

Siç shihet edhe nga pamjet, drejtuesi i mjetit kishte dalë nga kamioni duke tundur krahët në drejtim të trenit, sapo kishte kuptuar se ishte bllokuar mes hekurave, por treni nuk ka mundur të ndalojë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: