SHBA-I ftohti i madh ka përfshirë Amerikën me erëra të forta dhe ngrica, duke krijuar probleme në shumë qytete veri-lindore të vendit.

Kjo video e publikuar në Twitter nga përdoruesja Michelle Mastro, tregon situatën e vështirë në Weylouth, një qytet rreth 27 kilometra nga Boston.

Një lumë akulli u ka penguar banorëve të dalin nga banesat e tyre. ”Jemi të bllokuar brenda shtëpisë për shkak të të ftohtit. Situata është shqetësuese na ndihmoni’, shkruan gruaja në komentin që shoqëron videon me pamjet e akullta.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: