Momente të dhimbshme nga Jala. “BalkanWeb” sjell një video, ku shihet një banor i Jalës, i cili sheh pronën e tij që po shembet, i ulur poshtë pemës, dhe shpërthen në lot.

Ndërsa restoranti shembej, ai fillon e qan me ngashërim. Ndërkohë, e ëma e tij, rreth 80 vjeçe, fillon e ngushëllon.

Në sfond dëgjohen mallkimet e banorëve për qeverinë dhe kryeministrin, të cilët shohin se jeta e tyre po u shembet përpara syve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: