Ka përfunduar pa tensionet aksioni i IKMT, mëngjesin e sotëm në zonën e Astirit. Punonjësit e IKMT kanë shembur 5 ndërtesa, të cilat preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Prej orëve të para të mëngjesit, forca të shumta policie bllokuan të gjitha lëvizjet në unazë, si të mjeteve, ashtu edhe të këmbësorëve, për të shmangur ndonjë përplasje të mundshme me banorët.

Por, fatmirësisht, aksioni ka qenë i qetë dhe IKMT ka shembur ndërtesat e planifikuara.

Pas disa orësh bllokimi të rrugës për qytetarët që duhet të shkonin në punë apo në shkollë, tashmë Unaza është hapur dhe ka nisur lëvizja normale, ndonëse siç raporton gazetari Erjon Skëndaj për “BalkanWeb” është krijuar radhë kilometrike e automjeteve që vijnë nga “Pallati me Shigjeta” drejt ish-Sheshit “Shqiponja”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb