Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një qendër tregtare në Kinë, ku dyshemeja është shembur.

Ngjarja ka ndodhur më datë 23 mars 2024, ndërsa në pamje duket një grua e cila “gëlltitet” nga kjo shembje.

Përfaqësuesit e qendrës tregtare kanë thënë se si pasojë e ngjarjes, gruaja që duket në video ka pësuar dëmtime të shumta. Edhe një punëtor gjithashtu është lënduar nga incidenti i pazakontë.

Po hetohet se përse u shemb dyshemeja, kur përpara ndodhisë, gjithçka dukej normale.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb