Avioni i linjës Beirut-Londër ka bërë ulje emergjente për shkak të një sherri mes dy pasagjerëve.

Në pamjet e publikuara nga ‘Daily Mail’ shihen sesi 2 persona qëllojnë njëri-tjetrin me grushte, ndërsa pasagjerët dhe stafi i avionit përpiqen t’i ndajnë. Por, pavarësisht ndërhyrjes dhe tentativës për t’i ndarë piloti është detyruar të bëjë ulje emergjente në Stamboll të Turqisë.

Mësohet se zënka mes dy personave erdhi pasi njëri nga pasagjerët ka pasur një mosmarrëveshje me një nga stjuardesat, ndërkohë që pasagjeri tjetër ka ndërhyrë në mbrojtje të saj.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: