Një grabitje ka ndodhur gjatë natës së kaluar në qendër të Durrësit. Gazetarja Klodjana Haxhiaj sjell pamjet në redaksinë e “BalkanWeb”, ku shihet se si grabitësi ka shpërthyer me levë derën e një makine, duke marrë sendet që ndodheshin brenda.

Momenti i grabitjes së mjetit është filmuar nga kamerat e një lokali aty pranë.

Ngjarja ka ndodhur pranë Prefekturës së qytetit bregdetar, ku siç mëson gazetarja Haxhiaj, autori ka marrë kasetofonin e makinës, si dhe një shumë prej 150 mijë lekësh të vjetra. Nga të dhënat e para dyshohet që autori të jetë narkomen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb