Recetë nga znj Katerina
Përbërësit
8 pite arabe ose tortija
8 shishqebap pule (fileto pule, qepë, spec të kuq, spec jeshil)

Për marinadën:
1 kokërr limon
3-4 lgj vaj ulliri
1 filxhan ujë
1 ls rigon
Kripë, piper

Salca e kosit me perime:
400-500 gr kos te kulluar
1 karrotë
1 kungull
1 kastravec
3-4 thelpinj hudhër
2 lgj uthull balsamike
2-3 lgj vaj ulliri
Koper, majdanoz /nenexhik
Kripë, piper

Përgatisim shishqebapin duke prerë fileton e pulës në kubikë mesatare si dhe specat dhe qepën. I kalojmë më pas në shkopinj shishqebapi. Në një tigan që nuk ngjit ose në grillë vendosim shkopinjtë e shishqebapit dhe i pjekim nga të dyja anët duke i spërkatur me kripë dhe piper.

Në një enë hedhim të gjithë përbërësit e marinadës dhe vendosim shishqebapët të marinohen për 2-3 orë.

Përgatisim salcën ndërkohë. Grijmë në rende karrotën, kungullin dhe kastravecin me gjithë lëkurë. I spërkasim perimet me kripë dhe piper dhe i lemë të kullojnë. Më pas shtojmë vaj ulliri, uthull balsamike, salcë kosi, koper ose nenexhik.

Ngrohim pitet dhe më pas shishqebapët e marinuar. I servirim në një pjatancë pitet me shishqebapin e pules dhe me salcën e kosit me perime spërkatur me pak piper të kuq speci.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb