Ka nisur edhe në Fier viti i ri shkollor ku në bankat e shkollës do të ulen në total në të gjithë qarkun 37717 nxënës.

Për herë të parë në shkollë do të shkojnë 2851 fëmijë dhe ky numër nxënësish vjen në rënie për zyrën arsimore Mallakastër dhe patos ndërsa në fier ka rritje të numrit të regjistrimeve në klasën e parë.

Për këtë vit mësimor në qarkun Fierit, përkatësisht në Patos është në proces për t’u bashkuar shkolla e Grizës Lenginas me 35 me shkollën Hekuran Maneku ndërsa në Fier është mbyllur shkolla vartëse ne Plyk nxënësit e së cilës kanë kaluar në shkollën Qendër “Shyqyri Behari” në Kraps.

Për vitin mësimor 2021-2022 kanë përfituar tekste falas të gjithë nxënësit nga klasa e parë në të nëntë, numri i të cilëve ne rang qarku shkon në rreth 25 mijë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb