Dy persona kanë rënë në pranga për shpërndarje të lëndëve narkotike. Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë rënë 44-vjeçari K.Z., dhe 23-vjeçari B.B.

Ndërkohë Ilir Kovaçi  është dënuar me 3 muaj burg  për vjedhje të energjisë elektrike

NJOFTIMI:

DVP Elbasan/Kontrolle intensive për goditjen e paligjshmërive dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Goditen 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Ndalohet edhe një 40-vjeçar, pasi ishte dënuar për vjedhje të energjisë elektrike.

Policia e Elbasanit ka vijuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Si rezultat i këtyre kontrolleve, u kapën dhe u vunë në pranga, për paligjshmëri të ndryshme, 3 shtetas, konkretisht:

-K. Z., 44 vjeç, banues në Cërrik, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë;

-B. B., 23 vjeç, banues në Librazhd, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis;

-Ilir Kovaçi, 40 vjeç, banues në Elbasan, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar me 3 muaj burgim, për vjedhje të energjisë elektrike.

Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: