Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në mensën e Universiteti ‘Epoka’.

Siç shihet edhe nga pamjet shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha, ku duket se e gjithë mensa është e shkatërruar.

Mësohet se nga shpërthimi nuk ka njerëz të lënduar.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i shpërthimit është bërë rrjedhja e gazit.

Sakaq vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të shpërthimit.

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 09.12.2021, rreth orës 20:35, në rrugën e “Rinasit”, ka ndodhur një shpërthim në një godinë të një subjekti privat, konkretisht në kuzhinën e mencës, ku ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të shpërthimit.

Shpethimi Te Epoka 2

Shpethimi Te Epoka 1

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: