Robert Lewandwoski u prezantua zyrtarisht si lojtar i Barcelonës para një turme prej 30 000 tifozësh në stadiumin “Camp Nou”, ku fjalët e para i dha në dialektin katalan: “Estic molt content” (jam shumë i lumtur), duke shtuar: “Faleminderit shumë”.

Sulmuesi polak, më pas foli në anglisht, duke pranuar se është nder të jesh lojtar i Barcelonës: “Ka qenë një rrugë e gjatë, por në fund jam këtu. Jam shumë i lumtur. Jam i sigurt që do të shënoj shumë gola në këtë stadium. Pres mbështetjen tuaj”, – u tha ai tifozëve.

Përpara një turme të tillë, Lewandowski pranoi se “është e pabesueshme të shohësh kaq shumë tifozë në këtë stadium. Është shumë e veçantë për mua. Jam i sigurt se çdo ndeshje në “Camp Nou” do të jetë magjike. Shpresoj të fitojmë tituj. Unë e di që tifozët do të vijnë në stadium të dielën për të na dhënë mbështetjen e tyre. Jam i sigurt se ndeshjen e fundit para fillimit të sezonit ata do të vijnë për të na brohoritur, është shume e rëndësishme”.

Robert Lewandowski zbuloi gjatë prezantimit të tij te Barça se do të mbajë mbi fanellë numrin 9, atë që deri tani e ka mbajtur Memphis Depay. Arsyeja ka të bëjë kryesisht me marketingun, sepse tifozët e Barçës, anembanë botës, janë të prirur të blejnë pikërisht fanellën me numër 9.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse Memphis do të qëndrojë te Barça dhe nëse po me çfarë numri mbi shpinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb