Vetëm matematika nuk e lejon Realin të festojë, ky është një diskutim që vijon të zgjatet në kohë, por në Madrid nuk shqetësohen për këtë pjesë, askush nuk mund ti heq titullin nga duart në një kohë kur diferenca me vendin e dytë është 17 pikë, një diferencë e “frikshme”. “Galaktikët” e kanë luksin të shpërdorojnë edhe dy penallti, i vetmi detaj që stonoi në sfidën kundër Osasuna, e fituar në shifrat 1-3.

  • foto galeri
  • foto galeri

Alaba dhe Asensio shënuan në pjesën e parë ndërsa në të dytë, Karim Benzema me dy penallti fotokopje nuk arriti të dërgojë asnjërën në rrjetë. Lukas në limite sigloi shifrat në 1-3.

Pavarësisht se Benzema humbi dy penallti, Carlo Ancelotti është i bindur se kapiteni do shënojë në mundësinë e radhës: “Përtej dy penalltive të humbura, Benzema zhvilloi një ndeshje fantastike, jam i sigurt që do të shënojë në ndeshjen e radhës”, theksoi Ancelotti në konferencë për shtyp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb