Mure të shembur e gjithë orenditë në tokë, është kjo pamja dramatike nga një banesë në Ndroq, shkaktuar si pasojë e lëkundjeve të forta të tërmetit.

Në videon e siguruar nga “BalkanWeb” gjithçka në këtë banesë është shkatërruar, ndërsa banorët e kanë braktisur atë.

Lëkundje të forta të tërmetit shkundën vendin pasditen e sotme.Dëme të mëdha materiale u raportuan në shumë qytete ndërsa u raportua edhe për persona të lënduar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb