Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka qenë sot i pranishëm në aktivitetin e organizuar nga FSHF për lançimien e Strategjisë së Qëndrueshmërisë. Por pasi ka ndjekur fjalimet, që u zhvilluan në podiumin e ngritur në fushën e “Air Albania”, trajneri nuk i ka rezistuar tundimit që t’i jepte disa shkelmime topit.

Ai ka shkëmbyer disa pasime me disa përfaqësues të futbollit të të amputuarve në Shqipëri, por jo vetëm. Aty ishte i pranishëm edhe Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili gjithashtu mori pjesë në këtë shkëmbim pasimesh me trajnerin e kuqezinjve.

(VIDEO)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb