ELBASAN

Ka përfunduar me fitoren e Shqipërisë, ndeshja miqësore mes Kombëtares sonë dhe Uellsit. Pas humbjes së turpshme në Shkodër, shqiptarëve iu ka qeshur disi buza kur shënuan golin e vetëm që iu dha fitoren në Elbasan Arena.

Por më shumë se goli, tifozët shqiptarë i ka gëzuar prania e yllit të Realit, futbollistit të Uellsit Gareth Bale. Pak çaste pas përfundimit të ndeshjes një situatë e pazakontë është krijuar në stadium. Tifozët kanë pushtuar fushën për të bërë një foto me të. Gazetari Fatmir Popja ka fiksuar këto momente me kamerën e tij për “BalkanWeb”.

Gareth Bale nuk ishte në lojë në fillim të ndeshjes por u fut menjëherë pas golit të Balajt për kuqezinjtë, në minutën e 58-të.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb