KINE

Wuhani, qyteti i mbarënjohur tashmë botërisht për shkak të COVID-19 është përfshirë nga një tjetër problem serioz. Së bashku me dy provinca të tjera ka shpalluar alarmin e kuq për shkak të përmbytjeve.

Nga shirate dendur liqenet dhe lumenjtë kanë dalë nga shtretërit dhe kanë përmbytur qytetet. Lumi Yangzte është kthyer tashmë në problem kryesor për Wuhan-in teksa deri në më sot ishte COVID-19 ai që kishte mbërthyer qytetin me 12 milionë banorë.

Pas rihapjes, duket se qytetarët kinezë jo vetëm të Wuhan por edhe të Anhui, Jiangxi do të duhet të qëndrojnë në shtëpi, kësaj radhe jo nga virusi por nga uji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb