Skënderbeu arriti një sukses të jashtëzakonshëm në volejboll për femra, duke rikthyer titullin kampion në Korçë, pas plot 36 vitesh.

Skuadra bardhëkuqe e drejtuar nga trajneri Pandush Kapedani, mposhti me rezultatin 1-3 Tiranën në finalen e katërt të zhvilluar në kryeqytet, duke hipotekuar këtë titull historik, me rezultat për përgjithshëm 3-1 për sa i përket ndeshjeve totale.

Skënderbeu ka pasur një mbështetje të jashtëzakonshme të tifozëve në këtë edicion të volejbollit, teksa kjo mbështetje nuk mungoi as në kryeqytet në duelin e sotëm. Për më tepër shikoni videot e momentit të kurorëzimit të vajzave të skuadrës korçare:

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb