TIRANA

BalkanWeb siguron video të një hajduti serial biçikletash në garazhin e një kompleksi pallatesh në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë.

I mituri është kapur mat nga kamerat e sigurisë teksa i veshur sportiv dhe me shapka vjedh biçikletat që banorët i kanë lënë për siguri në garazh.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ai duket i pashqetësuar teksa tregohet i vëmendshëm kur afrohen njerëz për t’u fshehur dhe vepron kur është vetëm. Ndërkohë mësohet se përgjatë këtij muaji edhe biçikleta të tjera janë raportuar të vjedhura në po të njëjtin garazh, që lë vend për të dyshuar se i mituri apo të tjerë vidhnin prej kohësh në këtë vend.

Ndërkohë tek një kompleks i njohur te “Komuna e Parisit” i njëjti person në datën 22 korrik futet i qetë, përdor ashensorin dhe shkon për  të vjedhur biçikletë. Kanë qenë qytetarët që kanë sjellë denoncimet pranë BalkanWeb për rastin e personit që vjedh biçikletat nëpër Tiranë.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb