Mediat turke raportojnë për një sulm të armatosur ndaj ambasadës së Izraelit në Ankara, ndërsa një person ka tentuar të hyjë brenda ndërtesës dhe ka mbetur i plagosur pasi e kanë qëlluar rojet e sigurisë.

“Një person i dyshuar si sulmues u qëllua dhe u plagos afër ambasadës së Izraelit në kryeqytetin turk Ankara këtë të mërkurë”,- sqaroi policia. Sulmuesi ka bërtitur “Allahu Ekber” dhe mbante një thikë në dorë, siç shtoi policia.

Mësohet gjithashtu se ai kishte me vete edhe një çantë që u përpoq ta shpërthente, por u ndalua nga të shtënat e rojeve të sigurisë së ambasadës.

Sipas televizionit CNN Turk personi që tentoi të hyjë në ambasadë, u përshkrua si një njeri me probleme mendore. Sakaq, zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Izraelit tha se i gjithë stafi i ambasadës është i sigurt, ndërsa “sulmuesi u plagos para se të hynte në ambasadë”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb