Recete nga znj Eneida
Përbërësit

3 presh
3 patate
50 gr gjalpë
100 gr makarona
2 gjethe dafine
2 lugë vaj ulliri
500 gr mish pule
Kripë
Piper i zi
Lëng limoni
1 lugë miell

Përgatitja

Skuqim preshët në vaj ulliri dhe sapo të zbuten shtojmë dhe patatet e prera në kubikë të vegjël. Shtojmë dhe mishin e pulës, i skuqim pak bashkë dhe i mbulojmë me ujë të ziejnë bashkë me gjethet e dafinës. Heqim mishin që ta bëjmë fije fije dhe shtojmë makaronat. Shtojmë dhe mishin e pulës si dhe erëzat. Në fund shtojmë limonin me miellin dhe i lëmë të ziejnë 10 minuta akoma dhe e shërbejmë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: