Pas 2 paraqitjeve mjaft të mira me Shpresat e Alban Bushit në sfidat miqësore ndaj Maltës, mesfushori 19-vjeçar Arbnor Muçolli është rikthyer protagonist te klubi i tij Vejle në Danimarkë duke shënuar një gol mjaft të rëndësishëm në barazimin 1-1 ndaj Alborg.

Futbollisti shqiptar e nisi ndeshjen nga stoli teksa u hodh në fushë nga trajneri në minutën e 73-të. Vetëm 9 minuta i kanë mjaftuar Muçollit për të vendosur baraspeshën, me një super gol nga 25 metra.

Mesfushori lëvizi bukur gjeti hapësirë dhe falë një silurë, e dërgoi topin në trekëndësh, duke i dhuruar skuadrës së tij një pikë mjaft të rëndësishme që i sherben Vejles për të forcuar pozitat në luftën për mbijetesë. Një gol fantastik, nga ata që jemi mësuar ti shohim shpesh në nivelet më të larta të futbollit Europian.


Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb