Recetë nga znj Katerina
Përbërësit
1 kokë lulelakër
1 kokë brokoli
2 gota qumësht
2 lugë miell
2 lugë gjalpë
1 kokërr vezë
150 gr djathë të bardhë
50-100 gr djathë kaçkavall
1 lugë gjalpë
Kripë, piper, arrë moskat

Vendosim në ujë të ngrohtë lulelakrën dhe brokolin për 2 minuta dhe më pas i vendosim në një tavë të lyer me gjalpë. I shpërndajmë mirë lulet e brokolit dhe lulet e lulelakrës në tavë dhe më pas thërrmojmë sipër djathin e bardhë.

Në një tenxhere përgatisim beshamelin duke kaurdisur fillimisht miellin me pak gjalpë. Sapo mielli të ndryshojë ngjyrë shtojmë qumështin dhe e lemë derisa beshameli të lidhet. E largojmë beshamelin nga zjarri dhe hedhim menjëherë një vezë duke e trazuar me shpejtësi që të mos pritet. Rregullojmë shijen me kripë, piper, arrë moskat dhe e hedhim beshamelin në tavë. E spërkasim me pak djathë kaçkavall të grirë në rende dhe copëza gjalpi dhe e vendosim tavën në furrë për 25-30 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb