TIRANË- Janë paraqitur në GJKKO ish-vartësit e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, ish-drejtuesi i KESH Erald Elezi dhe ish-kreu i ARRSH Gentjan Gjyli.

Elezi dhe Gjyli akuzohen për tenderin për tunelin e Llogarasë, çështje për të cilën u mor e pandehur edhe ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku.

Kujtojmë se gjatë këqyrjes së telefonave të Ervis Berberit, ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, i besuar i Ballukut janë zbuluar mesazhe që sipas SPAK tregojnë se Balluku, ka ndikuar në paracaktimin e kompanive fituese për tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe të gjitha lotet e Unazës së Madhe të Tiranës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb