Vllaznia arrin të mbrojë statusin si kampion në fuqi të Kupës së Shqipërisë, ky ishte suksesi i tetë në histori në këtë turne. Ky ishte një fund i lumtur për të gjithë “popullin” kuqeblu, feston presidenca, ky kualifikim sjell në arkat e klubit minimalisht 590 milionë lekë. Feston trajneri Josa, i vërtetoi të gjithëve se jo më kot është trajneri më i titullar në vend.

Festojnë lojtarët, edhe këtë verë do të kenë mundësi të përfaqësojnë Vllazninë në Evropë, të jenë në sytë e shumë vëzhguesve. Festojnë mbi të gjithë tifozë shkodran, të shumtë në numër pritën ekipin e tyre të zemrës deri në orët e para të mëngjesit për të festuar të gjithë bashkë për këtë sukses shumë të rëndësishëm.

Edhe një herë Shkodra, tifozët kuqeblu, vërtetuan se janë unik, shumë të lidhur pas ekipit të tyre të zemrës. Atmosfera e krijuar në rrugët e Shkodrës ishte me të vërtetë fantastike.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: