Kjo fundjavë e parë e korrikut ka rikthyer sërish trafikun e rënduar në rrugët e qytetit të Vlorës. Të gjithë drejt bregdetit, kryesisht pushues nga qytete të ndryshme ka bërë që Vlorë të tejmbushjet nga automjetet.

Aksi më problematik momentalisht mbetet Transballkanike që ka përqendrimin më të lartë të automjeteve por edhe shëtitorja Lungomare si dhe aksi nga Uji Ftohtë deri në Orikum.

Dyndja drejt bregdetit ka bërë që nga Hyrja e Vlorës deri në Orikum të duhen më tepër se dy orë për ta përshkruar Bypassi i Vlorës është jashtë funksionit çka bërë që sërish turistët dhe pushuesit ti drejtohen qytetit Gjithashtu mosinformimi i tyre në lidhje me rrugën e Lumit të Vlorës ka ndikuar sërish në trafikun në qytet.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb