Vijon prej katër orësh mbledhja e Këshillit Politik te Pallati i Kongresve, teksa palët politike duket se nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për hapjen e listave.

Gazetari Egys Gjençaj sjell në redaksinë e “BalkanWeb” një video, ku shihet se te Pallati i Kongreseve sapo ka mbërritur ushqimi për anëtarët e Këshillit Politik.

Siç raporton gazetari Gjençaj, përfaqësuesve në këshill iu kanë çuar pica dhe ujë, detaj që tregon se diskutimi dhe debati mes palëve do të vijojë gjatë, pasi sot është afati i fundit për gjetjen e konsensusit, teksa nesër votohen në seancën plenare në Kuvend ndryshimet kushtetuese.

Në mbledhje janë vetëm përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri, dhe përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili, ndërsa Rudina Hajdari e opozitës parlamentare u largua pak pasi kishte filluar mbledhja, pa dhënë sqarime.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb