E ftuar në emisionin “Vila24 këtë mëngjes, me moderatoren Brunilda Lahe në ekranin e News24 ishte këngëtarja e mirënjohur Irini Qirjako.

Në një rrëfim emocionues ajo ndau me shikuesit momentin e humbjes së nënës së saj.

“Ajo nuk vuajti por iku shumë shpejt, për 4 ditë u largua nga jeta. Shkova në Athinë dhe pashë se si ishte transformuar, thosha me vete o Zot mere sa më parë vetëm nënë time mos ta shoh kështu. Kur u ktheva në Tiranë, sepse kisha një aktivitet shumë të rëndësishëm dhe nuk mund ta lija, jeta e artistit kjo është, në aeroport kur zbrita e mora vesh që mamaja ime kishte ndërruar jetë. Im shoq dhe motrat nuk ma thanë por vajza në telefon , qava sa qava në aeroport dhe u ktheva. Humbja e nënës qenka shumë e dhimbshme. Falë saj jam bërë artiste, një grua e hekurt, punonte me burrat në zetor vetëm që unë të vazhdoja shkollën”- tregoi këngëtarja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb