Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Irini Qirjako, ka rrëfyer një moment të frikshëm nga vitet  1997. Ajo tregoi se si tre djem, që sapo ishin liruar nga burgu kërkuan që ta merrnin me vete, ndërsa ishte në prezencë të burrit dhe një mikut të tyre.

Pjesë nga intervista për emisionin D-Night:

Irini Qirjako: Më erdhën 3 çuna si duket sa ishin liruar nga burgu apo nuk e di, njëri ishte me faqe të djegur, por dukeshin o Zot qëkur i shikoje dhe njëri ma bëri me shenjë “hajde këtu, hajde këtu”, “Ti do të vish me neve” më thonin mua. Unë isha me burrin dhe me shokun e tij tek kafja dhe pastaj u tmerrova.

Dajana Shabani: Si? Të thonin në sy të burrit hajde këtu?

Irini Qirjako: Po po…ma bënin me shenjë hajde këtu dhe rrinin me duar në bel…1997 ka qenë një tmerr. Shoku i burrit e kishte makinën aty afër, më çuan në aeroport dhe ika direkt për Greqi tek njerëzit e mi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: