Ecuria në tetë javët e para të Superligës ndoshta i ka kaluar edhe pritshmëritë te Teuta. Skuadra durrsake kryeson renditjen me 15 javë, ndërsa tani Bledi Shkëmbi dhe të besuarit e tij nuk fshihen dhe nuk kanë frikë të flasin për titullin kampion. Në këtë objektiv, vazhdimësia është vendimtare, ndërsa për të ruajtur kryesimin në fazën e parë duhet kaluar një transfertë e vështirë si ajo kundër Laçit.

Sinkron, Shkembi

Pavarësisht vendit të parë të merituar falë ecurisë më të mirë se rivalët dhe pretendentët kryesorë, një problem për durrsakët mbetet goli. Në tetë ndeshje, skuadra e Shkëmbit ka realizuar vetëm shtatë të tillë, por tekniku nuk shqetësohet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb