Nuk ka rëndësi ku luan. Me Barcelonën, Juventusin, Milanin, Manchester United. Nuk do t’ia dijë nëse bëhet fjalë për finalen e Champions apo një ndeshje në oborrin e shtëpisë. Zlatan Ibrahimovic mbetet gjithmonë një lider me idenë fikse në kokë: fitore. Kjo konfirmohet edhe në videon që po shpërndahet me shpejtësi në media dhe rrjetet sociale.

Pasi skuadra e tij Los Angeles Galaxy fitoi 2-1 kundër Minnesota për të siguruar gjysmëfinalet në kampionatin amerikan, sulmuesi mblodhi shokët e skuadrës në qendër të fushës për një fjalim motivues të një stili unik që i përket vetëm atij. “Ky është vetëm fillimi. Nuk do të ndalemi përpara askujt. Do t’i shkatërrojmë të gjithë”, ishin fjalët e Ibrahimovic përpara një ulërime çliruese. Edhe një herë Zlatan tregon se është një fitues, një futbollist që do t’i bënte punë çdo skuadre edhe pse është në fundin e karrierës së tij.

7a5ecc41 043a 406e 8025 16d1bbef1860 5 90 0 0 1000 667 1440 960 01f0e601
7a5ecc41 043a 406e 8025 16d1bbef1860 5 90 0 0 1000 667 1440 960 01f0e601

Për këtë arsye, Inter po e merr seriozisht mundësinë e rikthimit të suedezit në Serie A gjatë merkatos së janarit. Mediat italiane bëjnë të ditur se super menaxheri i sulmuesit, Mino Raiola ka telefonuar në klubin zikaltër për të ofruar futbollistin, që i skadon kontrata me skuadrën kaliforniane në fund të këtij viti. Antonio Conte nuk është kundër, por Inter duhet të studiojë mirë aspektin financiar, pasi siç dihet, megjithëse vitet kalojnë, Ibrahimovic është një lojtar që kërkon shpenzime të mëdha.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: