5 fitore radhazi nuk i kishte arritur askush deri në këtë pikë të Superligës. Tirana festoi këtë ecuri rekord me një fitore fantastike përballë Luftëtarit, 5 gola për të përforcuar edhe më shumë statusin e tyre si pretendent për titullin kampion. Gjithçka po shkon në mënyrë perfektë në shtëpinë e bardhebluve, fitorja kundër ekipit gjirokastrit vërtetoi dhe një herë se kryeqytetasit kanë një fazë ofensive “shpërthyese”, 34 gola kanë shënuar në 19 javë kampionat, sulmi më i mirë i Superligës. Sigurisht ka ende shumë punë për të konsoliduar këtë grup pasi në 4 nga 5 takimet e fundit, Tirana ka pësuar gjithnjë, fakt i cili vërteton se as Egbo nuk ka arritur ende të korrigjoi problemet në prapavije. Falë këtij suksesi kundër Luftëtarit, i 5 radhazi, bardheblutë e shohin veten në vendin e dytë, 1 pikë larg kreut por Egbo nuk dëshiron të shoh tabelën e klasifikimit:

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: