FIER

Fieri duket se është nën ‘pushtetin’ e flakëve pasi vatra të tjera zjarri po shfaqen dita –ditës.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se tashmë një zjarr ka përfshirë pyllin në Qafën e Lalarit dhe Kraps.

Pylli është me pisha dhe ullinj teksa zjarrfikëset e Fierit e Patosit kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Terreni për të ndërhyrë është shumë i vështirë, por po bëhen përpjekje në mënyrë që zjarri mos përhapet më tej.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb