Pamjet që shihni tregojnë sherrin mes demokratëve pasi një grup deputetësh braktisën mbledhjen e Kryesisë, që do të diskutonte për kryetarin e ri të PD-së.

Në videon e siguruar për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa dëgjohet teksa demokratët debatojnë, ndërsa bëhet fjalë për mbështetës të Bashës, që janë kundër deputetëve që u shprehën kundër zgjedhjeve për kryetar më 29 korrik.

“Po na torturoni. T’ju vijë turp për këtë gjë. Turp t’ju vijë. Po na shkrini. Rrini vetë si mbretër. Turp të vijë. Po ik or ti! Kaq po të them”, dëgjohet nga sherri mes demokratëve në orët e vona të natës, ku nuk munguan as kërcënimet. Ndërkohë, disa prej tyre i drejtohen dhe deputetit Saimir Koreshi. Shihni videon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: