TIRANE– Pamjet që shihni janë nga momenti i nxjerrjes së trupit të pajetë të 12-vjeçarit Daniel D., i cili u mbyt në liqenin e Farkës.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 14:25. Kanë qenë palombarët e RENEA-s ata që kanë nxjerrë trupin e vogëlushit, pas kërkimeve që bënë në ujë.

Kujtojmë se djali kishte shkuar me dy shokët e tij në liqen për t’u larë, por ndryshe nga herët e tjera sot nuk ka mundur të dalë i gjallë prej aty. Ndonëse një banor i zonës ndërhyri për ta shpëtuar, nuk arriti sot të gjente trupin e 12-vjeçarit.
mbytet 12 vjecari ne farke pamje te renda.1jpg
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: