Është nisur për në Tiranë për kujdes më të specializuar i plagosuri i ngjarjes së Levanit i cili u qëllua me armë zjarri tip pistoletë brenda urgjencës së Spitalit Rajonal të Fier ku ndodhej bashkè me djalin.

Aleksandër Zhapaj është nisur sot me ambulancë nga Fieri, ndërsa është shoqëruar nga forca të shumta policie.

Sipas bluzave të bardha, Zhapaj ka nevojë për mjekim të specializuar që mund t’i sigurohet në dy qendrat spitalore në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në spitalin e Fierit, ndërsa Aleksandër Zhapa u plagos pasi u qëllua nga D. Brace, që sipas policisë, i mori armën policit të Patrullës.

Aleksandër Zhapa është babi i Gentian Zhapës, i riu që ishte përfshirë në sherrin e nisur në Levan. Policia tha se pas konfliktit të dy familjeve pesë persona të plagosur morën ndihmë në spital ndërsa janë arrestuar edhe pesë vetë.

D.Braçe hyri të shtunën mbrëma në repartin e urgjencës dhe hapi zjarr me armë ndaj një grupi njerëzish pas një grindjeje të dhunshme që kishte ndodhur pak orë para.

Sipas policisë së Fierit grindja ndodhi në fshatin Levan rreth 8 km larg Fierit dhe disa persona më pas ishin drejtuar në urgjencë për ndihmë mjekësore.

Personi i armatosur ka mundur të hyjë në spital dhe të qëllojë me armë kundërshtarët e përfshirë në grindjen e dhunshme në Levan. Spitali i Fierit tha se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Fierit konfirmoi se personi që qëlloi me armë zjarri ia ka marrë armën e sulmit një pjesëtari të policisë së Patrullës “Shqiponja”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb