Policia e Tiranës bëri me dije sot se ka shpallur në kërkim një edukatore kopshti, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë në kopsht.
Në videon e siguruar nga gazetari Igli Çelmeta për BalkanWeb, shihet edhe momenti kur edukatorja Rudina Gërdani dhunon djalin e mitur. Edukatorja e qëllon djalin me shpulla në fytyrë disa herë. Në një moment ajo i bën edhe foto me telefonin e saj.
Ngjarja ndodhi në kopshtin privat “Gledis” në zonën e Astirit. Dhuna u denoncua nga prindit e vogëlushit të dhunuar.
Mësohet se pas ngjarjes, 46-vjeçarja është pushuar nga puna nga pronari i kopshtit, pasi prindërit e të miturit janë ankuar për keqtrajtimin e fëmijës.
(Balkanweb)