Katër baza ajrore ruse që strehojnë bombarduesit bërthamorë të Putinit janë goditur nga një sulm i jashtëzakonshëm me dronë – ku raportohet se janë shkatërruar të paktën 40 avionë.
Burime të sigurisë ukrainase i thanë Kyiv Post se operacioni special – me emrin e koduar “Rrjeta” – kishte në shënjestër bazat ajrore Belaya, Diaghilevo, Olenya dhe Ivanovo.
Sipas tyre, bombarduesit me rreze të gjatë veprimi Tu-95 dhe Tu-22M3 – të përdorur në sulmet e përditshme ajrore ndaj Ukrainës – si edhe një avion i tipit A-50 janë dëmtuar ose shkatërruar.
MAJOR BREAKING NEWS: Over 40 Russian warplanes reportedly hit in massive Ukrainian drone strike.
Ukraine’s SBU has launched a major drone operation, reportedly damaging more than 40 Russian aircraft — including A-50, Tu-95, and Tu-22M3 bombers.
The operation, dubbed “Web,” may… https://t.co/ARgo9ZMK52
— Clash Report (@clashreport) June 1, 2025
Burimi e cilësoi këtë si një “pikë kthese” në luftë dhe tha se “mosndëshkueshmërisë së Rusisë i ka ardhur fundi”.
Burimi nuk specifikoi vendndodhjen e sulmit me dronë, por media ukrainase raportoi se baza ajrore Olenya ku ndodhen bombarduesit strategjikë Tu-95 ishte në shënjestër.
(BalkanWeb)