Ushtria ukrainase ka rrëzuar një avion bombardues rus, me vlerë 13 milionë euro. Su-25 shihet nga pamjet e publikuara teksa rrëzohet dhe shpërthen në flakë. E gjithë skena ndodhi në Toretsk, rajoni Donetsk.
Avioni mësohet se u godit nga një raketë tokë-ajër. Piloti rus arriti të shpëtojë pasi u hodh me parashutë para se avioni të prekte tokën.
Një ditë më parë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky konfirmoi ofensivën ushtarake në rajonin Kursk të Rusisë dhe tha se trupat e Koresë së Veriut po luftonin përkrah forcave të Kremlinit. Sipas tij, një numër i konsiderueshëm trupash armike u shkatërruan. Ai nuk dha detaje, por tha se humbjet në radhët e rusëve ishin me qindra.
(BalkanWeb)