SHBA-ja pas vete ka lënë një numër të madh të armatimit dhe flotës ajore pas largimit nga Afganistani.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale disa ushtarë amerikanë shihen duke u munduar të shkatërrojnë makinat e blinduara.

 

Theksojmë se talebanët me këtë forcë ajrore kanë lënë pas vete disa shtete të NATO-s, të tilla, si Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe shtatë shtete të tjera.

Forcat Ajrore Afgane operonin 167 aeroplanë, përfshirë 108 helikopterë dhe 59 aeroplanë. Përpara rënies së Kabulit, Uzbekistani konfirmoi se 46 aeroplanë afganë, përfshirë 24 helikopterë, kishin mbërritur në vend për të parandaluar që ata të binin në duart e talebanëve.

 

(BalkanWeb)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: