Kjo vajzë është vetëm 29 vjeçe, por prej 4 vitesh dergjet në shtrat duke luftuar çdo ditë me sëmundjen e rëndë të mushkrave.

29-vjeçarja Ariana Roci nga fshati Mjekës i Elbasanit është diagnostikuar me kancer në mushkëri, dhe pavarësisht 2 operacioneve që ka kryer gjendja e saj mbetet ende kritike. Ajo që kujdeset për të pas vdekjes së të ëmës, është motra e saj Maria, 19-vjeçare. Çdo 3 orë Maria i injekton morfinë së motrës për të qetësuar dhimbjet e saj.

Të ardhurat e vetme të familjes Roci prej 5 anëtarësh janë vetëm 160 mijë lekë të vjetra ndihmë ekonomike, me të cilat s’mund të përballojnë as blerjen e ilaçeve. Maria bën thirrje që dikush ta ndihmojë për një diagnostikim me të specializuar për motrën e sëmurë.
Numri i kontaktit të familjes:0698296336

(BalkkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb